Kthehu lart

Hutchison: Maqedonia mund të jetë anëtarja e radhës e NATO-s

Hutchison: Maqedonia mund të jetë anëtarja e radhës e NATO-s GazetaExpress

Maqedonia është vendi i radhës që mund të përmbushë kriteret për anëtarësim në NATO dhe unë e mbështes atë, por problemi me emrin “Maqedonia” duhet të jetë i pranueshëm për Greqinë, dhe kjo përbën faktor kyç në këtë pikë, tha ambasadori i SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison, në një intervistë me “Washington post“, transmeton Express.

I pyetur nëse ai si ambasador është për t'u bërë Maqedonia vendi i 30-të anëtar i NATO-s, Hutchison tha se Aleanca ka një politikë të “dyerve të hapura” për shtetet e reja anëtare, por këta të fundit duhet të plotësojnë disa standarde demokratike dhe ushtarake.

“10-15 vjet më parë ka pasur një debat dhe është marrë një vendim për të pasur një politikë të dyerve të hapura për të përfshirë vendet ballkanike dhe baltike, duke pasur standarde që do t’i bënin më të forta. Nëse përmbushen standardet e demokracisë, ushtrisë dhe sundimit të ligjit, atëherë këto vende do të jenë më mirë në gjendje të mbrojnë veten dhe të mbijetojnë si demokraci në një afat të gjatë. Politika e derës së hapur është ende këtu dhe standardet janë këtu", tha Hutchison.

Ai vuri në dukje se për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë nuk ka një votim unanim për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Mendoj se Maqedonia vëzhgohet në përmbushjen e këtyre standardeve, por në qoftë se ju thonë se janë afër marrëveshjes për çështjen e emrit, dhe ne duam të kemi një emër të asaj që ata duan ose në ndonjë formë tjetër, me një konsensus unanim. Unë mendoj se ata dy shtete janë shumë afër. Mbështetja e SHBA-së mbetet ndërkaq që Maqedonia duhet të punojë në drejtim të zgjedhjeve të lira dhe për një qeveri të fortë, besoj se ajo do të jetë anëtare e ardhshme”, tha Hutchison. /Express/

    Data: 13 Tetor 2017 11:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera