Kthehu lart

Hahn kritikon Ivanovin për sjelljen ndaj Zaevit dhe Dimitrovit

Hahn kritikon Ivanovin për sjelljen ndaj Zaevit dhe Dimitrovit GazetaExpress

Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johanes Hahn, i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov të merr përgjegjësi për procesin për marrëveshjen me Greqinë.

Ai ka thënë se nuk është e hijshme që një president shteti të refuzoj të bisedoj me kryeministër, me ministër për punë të jashtme me qëllim marrjes së informacioneve nga dora e parë.

“Mendoj se kryeministri dhe ministri për punë të jashtme tërësisht kanë respektuar drejtimet që i ofron kushtetuta dhe mundem vetëm urgjentisht t’i bëj thirrje presidentit që të merr përgjegjësi. Kjo nuk është çështje për pranim, por në demokraci nuk duhet harruar se kryetari i shtetit është në një far mënyre model për shumë njerëz në një shtet. Presidenti si i zgjedhur në mënyrë direkte ka përgjegjësi dhe një pozicion special dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, në të kundërtën i bën dëm funksionit”, ka thënë mes tjerash Hahn në intervistën për MIA.

Ndryshe qaste më parë, Ivanov kishte konferencë për shtyp, ku tha se ai nuk pranon ta nënshkruaj marrëveshjen e arritur me Greqinë, për zgjidhjen e çështjes së emrit. 

    Data: 13 Qershor 2018 21:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera