Kthehu lart

Gjykatësi që kishte kërkuar paraburgimin e Nikolla Gruevskit shpëton nga shkarkimi

Gjykatësi që kishte kërkuar paraburgimin e Nikolla Gruevskit shpëton nga shkarkimi GazetaExpress

Këshilli Gjyqësor ndaloi dje procedurën për shkarkimin e gjykatësit Darko Todorovski, gjykatës në gjykatën penale, i cili, si anëtar i kësaj gjykate, kishte kërkuari paraburgimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski në rastin "Titanik".

Sipas informatave jozyrtare, vendimi është marrë në seancën e mbyllur të Këshillit, i cili dje zgjodhi gjykatësit në disa gjykata anembanë vendit.

Gjykatësi Todorovski, i cili gjithashtu ka gjykuar edhe në lëndën për plaçkën e NLB Banka, në Këshill ka votuar që Gruevskit t'i caktohet masë paraburgimi. Mbrojtja e të akuzuarëve paraprakisht e ka ditur për çdo gjykatës se si ka votuar në Këshill dhe për këtë arsy, ajo ka kërkuar shkarkimin e tij, domethënë emërimin e një gjykatësi të ri në Këshillin tre-anëtarësh.

Atëherë gjykata kishte informuar se në këshillin e krijuar me një panel prej tre gjykatësish, Biljana Kocevska, Darko Todorovski, dhe Deana Gruevska Ilievska, gjykatësja Biljana Kocevska për shkak të problemeve shëndetësore nuk ka qënë pjesëmarrëse në vendimmarrje. Në vend të saj, të njëjtën ditë në në këtë këshill si anëtar ka qenë emëruar gjykatësja Xheneta Bektoviç. Nga gjykata arsyetohen se nuk e dinë se si kanë kuptuar të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre për përbërjen e këshillit.  Pas kësaj në gjykatë ka ardhur një kërkesë për shkarkimin e gjykatësit Darko Todorovski, i cili pas kësaj, ka bërë një deklaratë me rastin e paraqitur. Ushtruesi i detyrës kryetar i gjykatës kishte vendosur që gjykatësit Darko Todorovski t'i merret kjo përgjegjësi dhe për anëtar të ri e ka emëruar gjykatësin Marin Stanevski.

    Data: 24 Nentor 2017 20:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera