Kthehu lart

Gjorgje Ivanov, i “padëshiruar” në Bullgari

Gjorgje Ivanov, i “padëshiruar” në Bullgari GazetaExpress

Kryeministri bullgar Bojko Borisov refuzoi ta takonte presidentin Gjorge Ivanov. Në kuadër të vizitës zyrtare në Sofje, Ivanov përveç me homologun e tij Rumen Radev, duhej të zhvillonte takime edhe me kryeministrin dhe ministren e jashtme bullgare.

Por këta të fundit ndërruan mendje dhe vendosën ti anulojnë takimet. Vendimi i zyrtarëve të lartë bullgar erdhi pas qëndrimit të Presidentit Ivanov për të mos firmosur marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit.

"Nuk duam të përzihemi në punët e brendshme të fqinjit tonë. Qëndrimi ynë është parimor dhe i qartë si dhe i gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Qeveria bullgare nuk sheh arsye të shfrytëzohet për debate të brendshme politike në Shkup. Thelbësore, për zhvillimin e ardhshëm të shtetit tonë fqinj është integrimi në BE dhe NATO dhe kjo të mos vihet në pikëpyetje", theksohet në kumtesën e qeverisë bullgare -thonë nga Qeveria bullgare.

Për Ivanov qëndrimi i qeverisë bullgare është i njëanshëm dhe në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian.

"Ishte vendimi i tij dhe përgjegjësia e tij. Ai nuk është vetëm kryeministër i Bullgarisë por i një vendi që kryeson me Bashkimin Evropian. Unioni çdo kund promovon dialog, konstruktivitet, bashkëpunim prandaj është gjest i njëanshëm dhe nuk e përmbush qëllimin për anëtarësim dhe kryesimin me BE-në" – deklaroi Gjorge Ivanov.

Në këtë kuadër Ivanov përsëriti qëndrimin se anëtarësimi në NATO dhe BE nuk mund të shërbejnë si alibi për marrëveshje që janë të dëmshme për vendin.

    Data: 14 Qershor 2018 16:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera