Kthehu lart

Gjashtë të lënduar në tetë aksidente në Shkup

Gjashtë të lënduar në tetë aksidente në Shkup GazetaExpress

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur tetë aksidente rrugore nga të cilat në gjashtë prej tyre janë lënduar gjashtë persona, ndërsa dy kanë kaluar vetëm me dëm material.

Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar 33 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, dy shoferë që kanë kaluar në të kuqe në semafor dhe pesë shoferë që i kanë drejtuar automjetet pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim.

Janë sanksionuar edhe 45 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme, si dhe 17 këmbësorë që kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, gjegjësisht në dritë të kuqe për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" janë larguar 63 automjete

    Data: 11 Gusht 2017 08:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera