Kthehu lart

FMN: Rritja e pensioneve e subvencioneve, rrezik për ekonominë

FMN: Rritja e pensioneve e subvencioneve, rrezik për ekonominë GazetaExpress

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon, ndërsa qeveria refuzon, që të rritet mosha për pensionim. Ekzekutivi nuk planifikon as ta ndërpresë stazhin e benificionit.

Ky është qëndrimi zyrtar pas raportit të djeshëm të FMN-së se duhet të ketë reforma në sistemin pensional dhe se urgjentisht duhet të fillojë reduktimi i borxhit publik, i cili në vitet e fundit është rritur jashtëzakonisht shumë për shkak të rritjes së pensioneve dhe subvencioneve të mëdha.

"I respektojmë rekomandimet e FMN-së dhe Bankës Botërore, por rekomandimet e tyre nuk janë që të shfuqizohet stazhi me beneficion ose të rritet kufiri i moshës për pension. Në Maqedoni ka hapa të tjerë që duhet të ndërmerren dhe do të dalim me të kur do të kemi plan të detajuar. Që të stabilizohet Fondin ne e respektojmë zgjidhjen Ligjore për rritjen e pensioneve dhe harmonizimin e pensioneve, dhe jo Ad – hok apo rritje paushall që janë të pabazuara"- deklaroi Mila Carovska – Ministre e Punës dhe politikës Sociale.

Aktualisht Këshilli i Qeverisë harton një plan Aksionar për stabilitet të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor – FSPI. Nga FMN-ja rekomanduan dhe pagat minimale të stagnojë, në mënyrë që të mos rrezikohet konkurrenca. Sa i përket borxhit publik, për të cilin nga FMN-ja thonë se nga 47 % të PBV-së që është tani, deri në 2020 mund të rritet në 53%, ndërsa nga Ministria e Financave thonë se ata do t’i respektojnë rekomandimet.

"Sa u përket rekomandimeve për konsolidimin fiskal, në bazë të gjendjes së konstatuar nga e kaluara dhe angazhimin për udhëheqjen e politikave të shëndetshme dhe të qëndrueshme makroekonomike në të ardhmen, Qeveria tanimë ka ndërmarrë masa të konsolidimit fiskal gradual. Për këtë sigurisht shembulli më i mirë është propozim-buxheti për vitin 2018, i cili parasheh reduktim të deficitit buxhetor nga 2.9% në 2.7% të PBV-së në vitin 2018"- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

FMN-ja e këshilloi qeverinë ta reduktojë papunësinë, e cila aktualisht është 23%, pagesë më efikase të tatimeve, ndërsa projekton rritje të ekonomisë së vendit për 1.9% këtë vit dhe 3.2% për vitin e ardhshëm.

    Data: 24 Nentor 2017 20:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera