Kthehu lart

Federata e sporteve alpine formon komision për hetimin e vdekjes së dy alpinistëve

Federata e sporteve alpine formon komision për hetimin e vdekjes së dy alpinistëve GazetaExpress

Federata e Sporteve Alpine të Maqedonisë formoi komision special i cili do t’i analizojë rrethanat nën të cilat e humbën jetën alpinistët Kalina Velevska dhe Aleksandar Minovski.

Në kumtesën e publikuar në ueb faqen e tyre theksohet se komisioni është krijuar nga anëtarët dhe ekspertët e tyre të cilat pas marrjes së të gjitha të dhënave relevante nga institucionet kompetente në Maqedoni dhe Greqi dhe të dhënat zyrtare nga organizatori i ekspeditës alpiniste, do të bëjnë analizë të hollësishme.

Pas informacioneve dhe lajmit të marrë zyrtar, FSAM do të dalë me qëndrim personal për këtë ngjarje trishtuese.

Familjet e viktimave dje përmes letrës shprehën dyshime në profesionalizimin e organizatorëve të këtij turi dhe kërkuan përgjegjësi.

Dy alpinistët e humbën jetën gjatë ngjitjes në malin Kajmakçalan fundjavën e kaluar./Gazeta Express/

    Data: 14 Shkurt 2018 13:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera