Kthehu lart

Ekspertët: Huamarrja e paralajmëruar nuk ështe me rrezik

Ekspertët: Huamarrja e paralajmëruar nuk ështe me rrezik GazetaExpress

Pjesën më të madhe të mjeteve të nevojshme për huamarrje, Qeveria patjetër t’i huazojë nga kreditorë vendor, për të ulur financimin e jashtëm.

Ky është qëndrimi i profesorëve universitar rreth paralajmërimit për huamarrje të reja të shtetit gjatë vitit të ardhshëm. Sipas profesorit Nikolla Popovski, borxhi i ri i paralajmëruar prej 670 milion euro për vitin 2018 në fakt është marrje e kredive të reja për kthimin e kredive të vjetra.

“Kjo, e dini si është… merrni borxh sot 300 milion, për një muaj të kthehet borxh i vjetër me këtë shumë dhe netoja është zero. Mbetet vetëm borxhi i ri, ose rreth 2.7% nga Prodhimi Bruto Vendor”- deklaroi profesori universitar Nikola Popovski.

Popovski rekomandon që të ndiqen projeksionet dhe të ulet borxhi publik.

“Në 3-4 vitet e ardhshme nëse ulim nga 1% në vit, nëse kemi deficit më të vogël, ndërsa norma e rritjes së Prodhimit Bruto Vendor pak të shënojë ngritje. Do të thotë në mënyrë statistikore do të shkurtojmë nga dy baza. Do të rritet PBV-ja, ndërsa do të ulet borxhi i ri dhe do të ktheheshin diku 35 deri 40% dhe kjo duhet të mbahet në pesë vitet e ardhme”-rekomandon Nikola Popovski.

Sipas të dhënave të publikuara në propozim – buxhetin e vitit të ardhshëm ndaj kreditorëve të huaj duhet të kthehen 170 milion euro, ndërsa 200 milion euro shteti i ka borxh në tregun vendor financiar.

    Data: 14 Nentor 2017 18:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera