Kthehu lart

Dueli televiziv Zaev-Mickoski, të mërkurën

Dueli televiziv Zaev-Mickoski, të mërkurën GazetaExpress

Kryeministri Zoran Zaev pranoi ftesën e udhëheqësit të VMRO-së, Hristijan Mickoski për duel në televizion.

“Hapja ndaj opinionit është një nga parimet bazë në të cilën punon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Vazhdimisht komunikon me opinionin dhe në mënyrë reciproke, nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve, por edhe në debate dhe duele. Kështu që kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm për duel televiziv dhe i gatshëm që të ballafaqohet me kundërshtarët politikë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. 

Dueli sipas të gjitha gjasave do të mbahet të mërkurën, sepse Mickovski sot i dërgoi mesazh Zaevit se e “pret të mërkurën në MRTV”.

    Data: 17 Maj 2018 16:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera