Kthehu lart

Ditën e Diabetit, studentët e mjekësisë të UT, e shënuan me kontrollet falas

Ditën e Diabetit, studentët  e mjekësisë  të UT, e shënuan me kontrollet falas GazetaExpress

Me rastin 14 Nëntorit – Ditës botërore të diabetit, Grupi shkencor i Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, me përkrahje të Parlamentit Studentor të UT-së, në qendër të qytetit të Tetovës organizoi fushatë sensibilizuese kundër kësaj sëmundje shumë të përhapur në kohën e sotme.

Sipas kryetares së këtij Grupi shkencor, Fatbardha Skenderi, qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes së popullatës për këtë sëmundje të mijëvjeçarit të ri, e cila e ka kapluar me të madhe edhe rajonin e Pollogut, por edhe tërë botën.
“Incidenca e rasteve me diabet, qoftë të fituar apo hereditar, sa vjen e më shumë shtohet, prandaj qëllimi i këtij organizimi është të informohen qytetaret në lidhje me rreziqet dhe komplikimet që mund t’iu vijnë si pasojë e sëmundjes së diabetit, çka u kanoset dhe si mund t’i parandalojmë”, deklaroi kryetarja Skenderi, e cila po ashtu njoftoi se në pikat e kontrollit, merreshin të dhënat e përgjithshme – anamnezës, matja e shtypjes së gjakut, si dhe matja e sheqerit në gjak. Gjatë ditës së sotme, studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë kryen me qindra kontrolle pa pagesë të qytetarëve, si pjesë e luftës kundër sëmundjes së diabetit, ndërkohë që qytetarëve ju shpërndanë edhe broshura me karakter informues për sëmundjen e diabetit dhe parandalimin e saj. Anëtarët e Grupit shkencor të Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, kësaj radhe për nder të kësaj dite, kishin përfshirë edhe një aktivitet mjaft interesant dhe interaktiv, me ç‘rast studentët në bashkëpunim me qytetaret zbatuan idenë  “Ndërro një cigare për një mollë”, si shenjë simbolike e kësaj fushate për Ditën botërore të diabetit.

    Data: 14 Nentor 2017 17:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera