Kthehu lart

Dimitrov për Reuters: Kemi përgjegjësi të madhe

Dimitrov për Reuters: Kemi përgjegjësi të madhe GazetaExpress

Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov tha në një intervistë për Reuters se Maqedonia dhe Greqia ranë dakord të formojnë grupe punuese të udhëhequra nga ministrat e jashtëm për të zhvilluar bisedime mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes 25 vjeçare të emrit.

Takimi i parë i grupeve punuese do të zhvillohet tashmë në shkurt dhe grupet e punës të udhëhequr nga ministrat do të negociojnë drejtpërdrejtë zgjidhjet e mundshme për mosmarrëveshjen për emrin.

“Ne kemi shumë përgjegjësi. Por është e qartë se identiteti është i rëndësishëm për ne. Duhet të gjejmë një mënyrë për të bindur kolegët tanë grekë se ekziston një dallim i qartë midis vendit tonë dhe rajonit në Greqinë veriore”, – tha Dimitrov.

Ai thotë se është optimist i kujdesshëm kur flet për gjetjen e një zgjidhjeje.

    Data: 12 Janar 2018 20:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera