Kthehu lart

Dimitrov i paduruar për raportin e Komisionit Evropian

Dimitrov i paduruar për raportin e Komisionit Evropian GazetaExpress

Shpresoj se do të kemi rekomandim të pastër për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, porositi shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në konferencën rajonale me rastin e 10-vjetorit të formimit të Fondit Evropian për Ballkanin që u mbajt sot dhe do të mbahet nesër në Beograd.

Ai theksoi se mezi pret ta lexojë raportin e Komisionit Evropian që duhet të publikohet nesër.

“Në raportin e fundit të Fridom Haus për kombet në tranzicion është thënë se Maqedonia është vend, te i cili është vërejtur përparim më i madh në Evropë. Është thënë se vendi është i vogël e cila dyfishoi nivelin dhe entuziazmin”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se integrimi në BE duhet të shihet në rajon dhe se vendet duhet të jenë të vetëdijshme për ndërlidhjen e tyre. 

    Data: 16 Prill 2018 21:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera