Kthehu lart

Dibër, dy ortekë bllokuan rrugën Dibër - Mavrovë

Dibër, dy ortekë bllokuan rrugën Dibër - Mavrovë GazetaExpress

Dy ortekë kanë rënë në aksin rrugor Dibër – Mavrovë, në afërsi të kishës së Shën-Bigurit, në një lartësi prej 200 metrash nga njëri - tjetri...

Orteku i parë ra pasditen e djeshme ndërsa i dyti pas mesnatës. Sipas shefit të Njësisë së Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” në Dibër, Dear Limanovskit, orteku i borës ka rrëshqitur nga majëmali, ky masiv kishte mbi një mijë metër kub borë, gurë e drunj.

 
Orteku i dytë ra pikërisht kur ekipet përfunduan hapjen e rrugës së zënë nga orteku i parë. Kjo ka bërë që rruga Dibër - Mavrovë të mbetet e bllokuar deri sot në mesditë. Ortekët e borës nuk janë të rralla për këtë zonë, por për fat të mirë përveç bllokimit të rrugëve, asnjëherë nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz.
 
Reshjet e borës kanë vështirësuar kalimin edhe në rrugën Dibër - Strugë dhe Dibër - Qendër Zhupë, ku drunjtë e rëna në rrugë përkohësisht ndërprenë kalimin e automjeteve.
 
Aktualisht të gjitha drejtimet e rrugëve si për Mavrovë - Strugë e Qendër Zhupë janë të kalueshme, por me pak vështirësi. Po punohet pa ndërprerje që situata në rrugë të kthehet në gjendje normale.

    Data: 14 Shkurt 2018 16:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera