Kthehu lart

Dështon marrëveshja PDSH – Besa për zgjedhje lokale, ja çka thotë Thaçi (VIDEO)

Dështon marrëveshja PDSH – Besa për zgjedhje lokale, ja çka thotë Thaçi (VIDEO) GazetaExpress

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka zyrtarizuar dështimin e marrëveshjes me Lëvizjen BESA për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ai në piknikun në Studeniçan dje theksoi se nuk u arrit marrëveshja, edhe pas përpjekjeve dhe angazhimit të tij, për të dalë bashkë në zgjedhje për të fuqizuar votën opozitare shqiptare, informon INA.

Ai theksoi sot se nuk pranon koalicionim me partitë që janë pjesë e qeverisë.

Sipas tij, këto parti kanë mashtruar popullin duke mos realizuar asgjë nga ajo që është premtuar.

“Po thirren në arsyetimet se është herët për të dhënë vlerësime, por dita shihet që në mëngjes. Andaj them se ata kanë mashtruar, sepse po del se vetëm PDSH përfaqëson interesat e shqiptarëve”, theksoi Thaçi nga pikniku në Studeniçan.

Ai u ndal edhe në punën e kryetarit të komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, duke thënë se është njëri ndër kryetarët më të suksesshëm nga komunat shqiptare. Sipas tij, projektet sa i ka realizuar Azem Sadiki, nuk i ka realizuar asnjë nga kryetarët e komunave, qoftë edhe ato më të mëdha./INA/

    Data: 13 Gusht 2017 10:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera