Kthehu lart

Çështja e emrit, Zaev: Një nga opsionet është i pranueshëm për dyja palët

Çështja e emrit, Zaev: Një nga opsionet është i pranueshëm për dyja palët GazetaExpress

Kryeministrat Zaev dhe Cipras kanë arritur gjuhë të përbashkët për një opsion si zgjidhje e mundshme për çështjen e emrit. Pas takimit në Sofje me homologun e tij grek, Zaev tha se një opsion është i pranueshëm për të dyja palët.

“Ne biseduam në mënyrë thelbësore dhe shqyrtuam disa opsione. Një nga opsionet është zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Vazhdojmë me konsultime në shtëpi, që të shohim nëse institucionet e sistemit, nëse praktikisht është e mundshme realizimi i kësaj zgjidhjeje. Nëse është e mundur, me gjasë do të kemi zgjidhje – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev ndonëse thekson se zgjidhja përfundimtare e emrit varet nëse opsioni në fjalë do të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët në të dyja vendet, gjithsesi është optimist se zgjidhje do të ketë së shpejti, madje para Samiteve të rëndësishme të BE-së dhe NATO-s.

“Shpresojmë që para Samitit të BE-së të kemi zgjidhje. Shpresoj sinqerisht, por varet nga të dy palët, varet nga institucionet, Presidentët e vendeve, liderët e opozitës, liderët e tjerë politik dhe së fundi nga qytetarët e dy vendeve. Nëse nuk është e mundur ne do të vazhdojmë, me siguri. Ndërtuam miqësi të pakushtëzuar mes nesh dedikuar për një zgjidhje, por shpresoj që të jemi në kohë për ta inkurajuar Këshillin Evropian, NATO-n sepse presim ftesë nga NATO dhe datë për fillim të negociatave me BE-në – theksoi Zoran Zaev. Zaev siguroi se marrëveshja nuk do të shkelë në dinjitetin e dy popujve. Menjëherë pas takimit Zaev-Cipras, dy kryeministrat veç e veç takuan kancelaren gjermane, Angela Merkel. Merkel konfirmoi se Maqedonia dhe Greqia kanë shënuar përparim të rëndësishëm për çështjen e emrit.

    Data: 17 Maj 2018 16:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera