Kthehu lart

Boshnjakovski nuk konfirmon datën e ardhjes së Kociasit në Shkup

Boshnjakovski nuk konfirmon datën e ardhjes së Kociasit në Shkup GazetaExpress

Vizita e ministrit të jashtëm Grek Nikos Kocijas në Maqedoni javën e ardhshme, është një hap përpara në përafrimin e zgjidhjes së kontestit me emrin.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski i cili nuk konfirmoi datën konkrete të ardhjes së Kociasit në Shkup.

I pyetur reth deklaratës së kryeministrit Zaev se pret ndihmë nga SHBA-të lidhur me kontestin e emrit, Boshnjakovski përsëriti qëndrimin e Qeverisë se procesi i zgjidhjes së emrit udhëhiqet me mbulimin e ndërmjetësuesit, Metju Nimic.

"Çdo zgjidhje do të shkojë përmes ndërmjetësit Meju Nimic. Zgjidhja do të arrihet me kompromis të përbashkët dhe që do të jetë në interes të të dyja vendeve. Ajo marrëveshje që do të arrijmë do të jetë e pranueshme për të dyja vendet. Ende nuk kemi ardhur në ndonjë fazë në të cilën janë të nevojshme garanci për marrëveshje" – deklaroi zëdhënës i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Nga ana tjetër ambasadori Amerikan në vend Xhes Bejli përsëriti qëndrimin e ndihmës sekretarit shtetëror amerikan për Evropën dhe Euroazinë Ves Mishel, i cili gjatë vizitës së djeshme në Shkup deklaroi se SHBA është e interesuar për kontestin me emrin që i njëjti të zgjidhet dhe atë vendim ta marrin Maqedonia dhe Greqia.

"Ne me vëmendje i ndjekim Maqedoninë dhe Greqinë, të cilët janë miqtë dhe aleatët tanë. Shpresojmë se ata së bashku do të munden të vijnë deri në një zgjidhje të pranueshme për emrin e cila do të ju ndihmojë të dyja vendeve si dhe rajonit" – deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Xhes Bejli.

Ndërkohë mediat Greke me tituj të ndryshëm rreth vizitës së djeshme të ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Miçel. Ndër titujt e shumtë të gazetave greke janë edhe: “SHBA i mbështet Greqinë dhe IJRM-në në gjetjen e zgjidhjes së emrit”, “Ndihmës sekretari amerikan i shtetit ka bërë thirrje deri te Greqia dhe IJRM që të gjejnë zgjidhje vetë”, “Uashingtoni për emrin: Greqia dhe IJRM të arrijnë vetë deri në zgjidhjen e çështjes ”. Ndërkohë gjatë paradites së sotme, sipas njoftimit të Departamentit të shtetit, Miçel do qëndrojë në Athinë, por deri më tani nuk ka informacione rreth axhendës së tij.

    Data: 14 Mars 2018 15:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera