Kthehu lart

Borisov: Maqedonisë duhet t’i jepet mundësi për anëtarësim në NATO dhe BE

Borisov: Maqedonisë duhet t’i jepet mundësi për anëtarësim në NATO dhe BE GazetaExpress

Maqedonia është gur themeli i Ballkanit dhe nëse trazohet ai, trazohet i tërë Ballkani, paralajmëroi sot kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strazburg.

Ai i shpalosi prioritetet e kryesimit bullgar me BE-në gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe në fjalimin e tij para deputetëve evropian kërkoi hapjen e perspektivës evropiane të Maqedonisë.

“Sa i përket Ballkanit Perëndimor, ekzistojnë disa alternativa. Ne propozuam alternativë e cila nuk sjell rrezik për BE-në. Jemi të sigurtë, e dijmë, e di edhe Jean-Claude Juncker i cili para disa ditësh ishte për vizitë në Sofje dhe e falënderoj kryetarin e Komisionit Evropian Juncker, kryetarin e Parlamentit Evropian, Tajani dhe kryetarin e Këshillit Evropian,Tusk të cilët erdhën në hapjen e kryesimit bullgar me BE-në”, tha Borisov.

Borisov tha se janë të vetëdijshëm që nuk do të ketë anëtarësime të reja gjatë këtij mandati te Komisionit Evropian, por njëkohësisht duhet që BE-ja në mënyrë të qartë shteteve me synime për anëtarësim për çka mund të shpresojnë dhe si janë planet e mëtutjeshme të BE-së.

Kryeministri bullgar poashtu theksoi vlerën e Marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë me të cilën mbyllen të gjitha çështjet mes dy shteteve fqinje.

“Sinqerisht besoj se do të përfundojë procesi i emrit mes Shkupit dhe Athinës sepse kjo do të ofrojë perspektiva të reja për Shkupin. Duhet të jepet perpektivë për NATO dhe BE. Ky është vend gur themel i Ballkanit, nëse trazohet ai, trazohet i tërë Ballkani”, përfundoi Borisov.

    Data: 17 Janar 2018 18:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera