Kthehu lart

Besimi: Atmosfera e qetë dhe demokratike të mbizotërojë edhe ditën e diel

Besimi: Atmosfera e qetë dhe demokratike të mbizotërojë edhe ditën e diel GazetaExpress

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, Fatmir Besimi, sot me rastin e ditës së fundit të fushatës për zgjedhjet lokale të së dielës, pati konferencë shtypi.

Sipas Besimit, më 15 tetor, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të mund të zgjedhin opsionit bashkues dhe faktorizues të Bashkimit Demokratik për Integrim, opsionit me ofertë reale dhe pune që mund të bëhet, krahas ofertave joreale dhe pa program konkret. "Ditën e diel, më 15 tetor, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të kenë shansin historik që të tregojnë pjekurinë e tyre politike, duke mbështetur ofertën e vetme e cila garanton progres dhe mirëqenie sociale, ekonomike, arsimore e kulturore, duke mbështetur ofertën e cila garanton komuna të forta, të qëndrueshme dhe konkurruese në të gjitha planet", tha Besimi. 

    Data: 13 Tetor 2017 13:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera