Kthehu lart

Bervenica rrezikon të bie në duart e kandidatit maqedonas

Bervenica rrezikon të bie në duart e kandidatit maqedonas GazetaExpress

Komuna e Bervenicës, është e vetmja komunë në rajonin e Tetovës, që selinë e ka në një fshat të banuar kryesisht me maqedonas, kurse kryetar i saj është shqiptar

Por, shqiptarët rrezikojnë të humbasin këtë komunë për shkak të pakënaqësive ndërmjet partive politike shqiptare. Dega e ASH, I bën presion Nasuf Sinanit, që ky I fundit të tërhiqet nga gara dhe të mbështesin kandidatin e pavarur Enver Pajaziti, i cili më parë ka qenë kandidat I partisë së Ali Ahmetit.

Këtë shqetësim anëtarët e degës së ASH-së në Bërvenicë janë munduar të ndajnë me kandidatin i cili thuhet se nuk ka mbështetje nga dega por nga një grup i vogël dhe tani i bëjnë presion që të tërhiqet nga gara që të mos shkoje vota te pala maqedonase. Siç merret vesh dega i bën presion që Nasuf Sinani të tërhiqet dhe kur është çështja shqiptare të mos ketë inate personale pasi bisedohet për një komune e cila mund të bjerë në dorë të maqedonasve.

    Data: 13 Shtator 2017 16:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera