Kthehu lart

BDI: Taravari nuk qetësohet, internon edhe tre administratorë të tjerë

BDI: Taravari nuk qetësohet, internon edhe tre administratorë të tjerë GazetaExpress

BDI e Gostivarit përmes një kumtese ka reaguar kundër veprimit të kryetarit të Komunës së Gpstivarit, Arben Taravari, që sipas tyre ky i fundit po manipulon dhe dp denigron të punësuarit në këtë komunë.

Në vazhdim po ju sjellim këtë kumtesë të plotë:

Vazhdon çmenduria politike dhe veprimi dikatorial i Kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Të hënën paralajmëroi në konfencë për shtyp që do të kthente të nesërmen dy administratorë të internuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”.

Lëre që ky pohim i Taravarit nuk ndodhi dhe ishte vetëm deklaratë manipulative për opinion, sot me datë 14 Shkurt – 2018, lëshon urdhërsa të reja me të cilat në mënyrë diktatoriale dhe pa bazë ligjore jep urdhër që të internohen në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, edhe tre administratorë të tjerë.

Me valën e fundit të internimeve, arrinë në 20 numri i administratorëve të internuar për qëllime dhe inate politike. Kjo ndodh në kohën kur në administratën e Komunës së Gostivarit vazhdon të punësohen militantë partiak dhe numri ka tejkaluar shifrën prej 50 punësimeve.Sot në administratën e Komunës së Gostivarit zyrat shdënrrohen në shtabe partiake, nga ku zhvillohet politikë dhe jo punë që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.

Në mënyrë sistematike po bëhet spastrim i administratës komunale, me të vetmin qëllim që Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij të kenë duar e lira dhe të bëjnë punë largë syve të opinionit publik.

Ftojmë institucionet kompetente dhe faktorin ndërkombëtar të reflektojnë dhe të sensibilizohet nga kjo qasje regresive dhe ç’njerëzore e Kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.


    Data: 14 Shkurt 2018 22:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera