Kthehu lart

Banorët e Kondovës rrëfejnë tmerrin gjatë përballjes me zjarrin (VIDEO)

Banorët e Kondovës rrëfejnë tmerrin gjatë përballjes me zjarrin (VIDEO) GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 16:05

Falë reshjeve të shiut, shumë zjarre në vend të cilat për ditë me radhë kanë qenë aktive, janë shuar dhe janë nën kontroll. Gjendja mbi Kondovë zonë e cila mbrëmë u përfshi nga zjarri paraqitet e qetë. Zjarri që mbrëmë ishte afruar shtëpive është shuar tërësisht. Banorët rrëfejnë tmerrin e përjetuar mbrëmë dhe momentin e evakuimit.

“Fëmijët kanë qenë shumë të trishtuar, të gjithë dolëm nga shtëpitë si refugjatë të gjithë u shpërndanë nëpër kushëririt e tyre vetëm ne burrat mbetëm. S’kishte shanse as zjarrfikësit, as helikopterët e as aeroplanët të vinin që të ndalej zjarri, 10 metra lartësi ka pasur zjarr. I gjithë Saraji u mbush me tym, kur doli zjarri këtu atëherë fshati u lirua se për ndryshe na mbyti tymi kur u qetësua situate dhe nisi erë të fryjë, atëherë u liruam pak”

“Jo vetëm unë, por kemi qenë të gjithë të shqetësuar. Banorët që kishin shtëpitë afër Malit, të gjithë kanë dalë nga shtëpitë, panik e madhe mbizotëroi. Sot jemi qetësuar, faleminderit shiut dhe mbrëmë zjarrfikësve”

“Ne si banorë kemi qenë të frikësuar por ata që e kanë pas zjarrin më afër shtëpive kanë qenë më të frikësuar, sepse sit ë kallet shtëpia, mund të kallet edhe familja. U mblodhëm rreth 200 banorë e më tepër mirëpo nuk kishim guxim të bënim diçka sepse zjarri është zjarr, nuk është për toke. Në ato momente zjarrfikësit dhe banorët kanë qenë ata të cilët me shpejtësi kanë dalë”

Nga Qendra për menaxhim me kriza njoftojnë se zjarre aktive për momentin ka në fshatin Tatesh të Strugës, në afërsi të manastirit Treskavec, në disa fshatra të Prilepit dhe në malin Bistra, por që të gjitha janë nën kontroll. Për luftën me zjarret Maqedonia posedon vetëm tre aeroplan zjarrfikës dhe dy helikopterë të ARM-së. Gjatë dy muajve të fundit në tërë territorin e vendit ka pasur 400 vatra zjarri. Sipas të dhënave zyrtare të DMSH ky numër krahasuar me vitet e kaluara është shumë i lartë. Gjendje e jashtëzakonshme me numër të madh të zjarreve për herë të fundit është regjistruar 10 vite më parë kur edhe ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme./Alsat-M/

    Data: 13 Gusht 2017 16:05
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmet në Shkup 0

    Të tjera