Kthehu lart

Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë, kapen me 6,5 kilogramë heroinë në Greqi

Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë, kapen me 6,5 kilogramë heroinë në Greqi GazetaExpress

Me gjashtë kilogramë e gjysëm, të paketuar në trembëdhjetë pako janë gjetur të fshehura në shasinë e automjetit të drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë dhe shoqëruesi i tij , në vendkalimin kufitar “Igumenica”.

Ndërsa bëhet e ditur se dy shtetas të Maqedonisë njëri 41 vjeçar dhe tjetri 48 vjeçar kanë qenë transportuesit e lëndës narkotike.

Mediat lokale kanë shkruar se të arrestuarit, me automjetin sigurisht kanë dashur që të hypin në anije për në Itali.

Nga policia greke, njoftojnë se lënda narkotike është konfiskuar si dhe po ndërmerren masat e mëtutjeshme./Express/

    Data: 24 Maj 2018 15:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera