Kthehu lart

Anëtarët e Senatit Çek për vizitë në Maqedoni

Anëtarët e Senatit Çek për vizitë në Maqedoni GazetaExpress

Një delegacion nga Senati i Republikës së Çekisë, i kryesuar nga nënkryetari Jiri Shestak sot është për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Shestak është paraparë të takohet me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Frosina Tashjevska-Remenski, me kryetarin e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri, hari Llokvenec dhe me kryetarin e Komisionit kuvendor për çështje evropiane, Artan Grubi.

Në kuadër të vizitës, siç kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, Shestak do të tkaohet edhe me kryetarin e komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Antonijo Milloshoski./Gazeta Express/

    Data: 17 Prill 2018 10:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera