Kthehu lart

Ambasada e SHBA-ve: Të paraqiten shkeljet në zgjedhje

Ambasada e SHBA-ve: Të paraqiten shkeljet në zgjedhje GazetaExpress

Zgjedhjet e 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet euro-atlantike, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup me rastin e zgjedhjeve lokale.

Në komunikatë, përfaqësia diplomatike e SHBA-ve fton qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe i inkurajon ata që bashkë me shoqërinë civile dhe mediet, të raportojnë të gjitha shqetësimet rreth parregullsive zgjedhore deri tek autoritetet përkatëse. “Zyrtarët qeveritarë dhe lokalë duhet të hetojnë në tërësi të gjitha pohimet për abuzim dhe të ndërmarrin masa. Besojmë se zgjedhjet janë pjesë kritike e çdo demokracie. Ambasada e SHBA-ve do të marrë pjesë aktive në vëzhgimin e zgjedhjeve, së bashku me vëzhguesit tjerë ndërkombëtarë dhe lokal”, thuhet në fund të deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

    Data: 13 Tetor 2017 08:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera