Kthehu lart

Allagjozovski: Konkursi i RTVM-së është joligjor, vendimet do të anulohen

Allagjozovski: Konkursi i RTVM-së është joligjor, vendimet do të anulohen GazetaExpress

​ Mbikëqyrja inspektuese e Ministrisë së Kulturës në vendimet e RTVM-së pas konkursit të shpallur sipas ligjit për mbështetje të produksionit muzikor vendas konstatoi se janë shkelur afatet e këtyre vendimeve dhe në pajtim me këtë, këto vendime duhet të anulohen.

“Nga ana e mbikëqyrjes inspektuese, udhëheqësia e RTVM-së është paralajmëruar se po përballet me përgjegjësi penale për shkak këtyre vendimeve të miratuara në mënyrë joligjore me të cilat krijohet dëm në buxhet dhe që paraqesin keqpërdorim. Gjithashtu udhëheqësia e RTVM-së është paralajmëruar se bërja e marrëveshjeve me autorët e RTVM-së do të shkaktojë shkelje shtesë të ligjit dhe baza të reja për përgjegjësi penale”, deklaroi ministri i Kulturës, Allagjozovski në një konferencë për shtyp në Manastir.

Ai paralajmëroi se Ministria pas përfundimit të mbikëqyrjes inspektuese do t’i njoftojë të gjitha organet kompetente në kuadër të kompetencave të tyre në lidhje me vendimet joligjore.

“E njoftoj opinionin se Ministria jo vetëm që i konteston këto vendime, por ka filluar edhe të kryejë kontroll retroaktiv të detajuar në konkurset e mëparshme për të cilat ka njohuri për parregullsi”, tha Allagjozovski.

Nga inspektimi i parë në dokument dhe mënyrën e zbatimit të legjislatives janë parë, siç tha ministri, shumë shkelje ku një ndër shkeljet më flagrante ka të bëjë me nenin 20 të ligjit të mbështetje të produksionit muzikor vendor, ku theksohet se drejtori i RTVM-së pas propozimit të komisionit në afat prej tre ditësh duke llogaritur nga dita e vendosjes së propozimit të komisionit, miraton vendime për zgjedhjen e interpretuesve, gjegjësisht kompozimet e pranuara në konkurs.

“Raporti i komisionit për konkursin e dytë tremujor, sipas vendimit të drejtorit është dorëzuar te ai me 19 shtator 2017 dhe sipas ligjit drejtoi duhet të vendoset në afat prej tre ditësh. Vetë fakti se ky vendim është miratuar me 5 janar qartë tregon në shkeljen e ligjit”, tha Allagjozzovski.

    Data: 12 Janar 2018 18:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera