Kthehu lart

Akademikët austriakë mbështesin UNT-në

Akademikët austriakë mbështesin UNT-në GazetaExpress

UNT dëshiron të transformojë kurikulat për studime profesionale në bazë të nevojave të tregut të punës, por rektori, Aziz Pollozhani, thotë se megjithëse ka nevojë të madhe për shkencat teknike, numri i shqiptarëve që studiojnë këto lëndë është ende tejet i vogël.

“Sipas informatave që posedojmë nga Byroja e Punësimit në Maqedoni, profesionet më të nevojshme për tregun e punës janë programer IT, teknologji e ushqimit dhe shkencat teknike. Por, edhe më tej vazhdon të jetë i vogël numri i studentëve shqiptarë që studiojnë shkencat teknike, andaj edhe qëllimi i hapjes së UNT-së ishte që ky numër i studentëve të rritet, sepse studimi i shkencave teknike u mundëson studentëve të gjejnë veten shumë shpejt në tregun e punës”,- theksoi rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.

 Akademia e shkencave të Austrisë mbështet UNT-në në këtë drejtim.
 
“Meqë tani gjendet në një fazë të rëndësishme të zhvillimit politik, ne jemi përfaqësues të Shkencës së Akademisë dhe universiteteve dhe jemi të gatshëm të mbështesim UNT-në, ku qëllimi kryesor do të jetë që bashkëpunimi të konkretizohet përmes punës praktike”,- tha kryetari i Departamentit për histori dhe filozofi në Akademinë e Shkencave të Austrisë, Oliver Shmit.
 
“Universiteti juaj është fokusuar në shkencë, teknologji dhe unë jam përkrahës i idesë që të ndihmojmë zhvillimin e tij dhe përvojën qe kemi ne në Akademinë e Shkencave të Austrisë, tua bartim juve. Me rëndësi është që studimet të zhvillohen në anglisht, që më lehtë të kuptohemi ne si shkencëtarë”,- theksoi kryetari i Departamentit për shkencat natyrore në Akademinë e Shkencave të Austrisë, Georg Brasur.
 
Seminari i organizuar në UNT do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Austrisë, në funksion të fuqizimit të UNT-së, duke marrë parasysh se zhvillimi i këtyre programeve studimore u mundëson studentëve që të gjejnë punë sa më parë./TVM2

    Data: 13 Qershor 2018 19:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera