Kthehu lart

Akademi përkujtimore për 17 vjetorin e luftës së UÇK-së në Maqedoni

Akademi përkujtimore për 17 vjetorin e luftës së UÇK-së në Maqedoni GazetaExpress

Në Maqedoni shënohet dita e fillimit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që nisi më 16 shkurtin e vitit 2001 në Karadak dhe Tanushën e Shkupit.

Me rastin e 17 vjetorit të fillimit të luftës së UÇK-së do të organizohen edhe aktivitete përkujtimore për nderim të të rënëve e parë të luftës së UÇK-së.

“Të nderuar, me rastin e shënimit të 17 vjetorit, fillimit të luftës së lavdishme të vitit 2001 dhe të rënëve të parë të luftës së UÇK-së, kemi nderin të Ju ftojmë që të merrni pjesë në Akademin Përkujtimore që do mbahet me 16 shkurt (e premte) me fillim në ora 18:00 në Holiday Inn-Shkup”, thuhet në ftesën e organizatorit.

Dita e shënimit të fillimit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është manifestim tradicional i organizuar nga SHV-UÇK-së Shkup me qëllim që të kujtohet lufta e e UÇK-së e cila filloi më 16 Shkurt të vitit 2001 në anën e Karadakut dhe në Tanushë të Shkupit.

Më 16 shkurt 2001 forcat speciale maqedonase sulmuan fshatin Tanushë dhe në këtë betejë të ashpër bie Dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Muzafer Xhaferi. Muzafer Veli Xhaferi, lindi me 1 prill 1980 në fshatin e lavdisë dhe të krenarisë Kombëtare, në Tanushën e Shkupit./FLAKA

    Data: 14 Shkurt 2018 20:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera