Kthehu lart

Afaristi i njohur nga Shkupi, Enver Maliqi tregon arsyet e pjesëmarrjes në zgjedhje

Afaristi i njohur nga Shkupi, Enver Maliqi tregon arsyet e pjesëmarrjes në zgjedhje GazetaExpress

Afaristi i njohur nga Shkupi, Enver Maliqi përmes një letre drejtuar opinionit, ka sqaruar arsyet pse ka vendosur të kyçet në politike pas një përvoje të gjatë dhe të suksesshme në botën e biznesit. Ai ndër të tjera ka thënë se Shkupi mban në vete potencialin e metropoleve botërore dhe se pikërisht për këtë i duhen njerëzit me përvojë për të çuar përpara projektet me rëndësi. Maliqi i cili është ndër figurat më të rëndësishme shqiptare në Maqedoni, kandidaton në listën e këshilltarëve BDI-së për qytetin e Shkupit.

Kjo është letra e plotë që afaristi Maliqi iu drejton miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Të dashur familjarë, miq dhe të nderuar bashkëpunëtorë të mi

Unë, pasiqë në këto zgjedhje lokale u kandidova për këshilltar të qytetit të Shkupit, shumë nga të afërmit e mi po më bëjnë pyetje rreth asaj se përse i hyra ujërave të politikës. Më thonë: ti i ke krijuar të gjitha kushtet dhe i ke arritur të gjitha parametrat për të qenë një biznismen i njohur. Përse të duhet gjithë ky involvim në politikë?

Por më duhet të them se eksperienca e jetës më mësoi se një njeri duhet të jetë i guximshëm, të sfidojë veten dhe të gjitha rreziqet që jeta t’i imponon dhe mbi të gjitha duhesh të jesh ai i cili nuk ka droje të marrë vendime të vështira.

Kam udhëtuar nëpër tërë botën, i kam parë qytetet më të bukura, i kam ndjerë të gjitha bukuritë dhe përparësitë të cilat t’i ofrojnë qytetet urbane, të cilat janë të organizuara jashtëzakonisht mirë. Mirëpo, çdo gjë që e krijova unë e fillova nga Shkupi im, sepse në momentet e para të veprimtarisë time po ky Shkup ishte vendi ku rrëzohesha dhe përsëri ngrihesha. Po në këtë Shkup u realizova së pari si njeri familjar dhe më pas edhe si afarist i suksesshëm. Këtu po në këtë Shkup kam njerëzit e mi që i dua, që i respektoj dhe në të cilën gjej mbështetjen e ndërsjellë. Të gjithë këta janë shumë të rëndësishëm për mua. Mu për këta njerëz e dua më të mirën, për ta edhe për të gjithë ne.

Unë besoj fort se ky Shkup mban në vete potencialin e metropoleve botërore. Shkupit tim i duhen njerëzit të cilët kanë eksperiencë të madhe por ajo që është më e rëndësishme njerëz të cilët kanë vizion. Unë kam vizion, unë dua që Shkupin ta bëjmë një vend të cilin do t’a duam të gjithë dhe pikërisht për këtë unë do të punoj me tërë potencialin dhe eksperiencën të cilat i posedoj.

Të nderuar miq e dashamirë, t’a bëjmë të gjithë së bashku qytetin tonë një vend më të mirë për të gjithë ne.

Voto për të mirën tonë kolektive. Voto numrin 3.

    Temat:
    Data: 13 Tetor 2017 10:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera