Kthehu lart

14 shkurti - Dita e Dashurisë, festohet edhe në Maqedoni

14 shkurti - Dita e Dashurisë, festohet edhe në Maqedoni GazetaExpress

14 shkurti, ose Dita e Shën Valentinit, nuk është thjesht një ditë në kalendar, por është dita e të dashuruarve.

Edhe pse thuhet se për dashuri nuk mjafton vetëm një ditë, sot të gjithëve na pëlqen të marrim apo japim dhurata për të treguar përkushtimin tonë në lidhje.  Pavarësisht a është lule, çokollatë, apo diçka më shumë, dhurata tregon se mendon për njeriun e zemrës. 

 “Sapo kemi ardhur nga Suedia, do të festojmë diku. Unë bashkëshortes i kam blerë shumë gjëra, ajo më ka premtuar parfum”,- deklaroi një qytetar.
 
“Dhurata le të mbetet sekret, ende s’kemi planifikuar ku do të dalim”,- tha një  qytetare.
 
“Të rinjve u këshilloj të duhen më shumë mes veti, më shumë fat në këtë vit”,- theksoi një qytetar.
 
“Nuk e festoj Festen e Shën Valentinit për arsye se nuk jam e dashuruar, nuk jam në një lidhje”,- u shpreh një qytetare.
 
E teksa në Shkup festa ka pak vite që shënohet, në botë Shën Valentini është kthyer në një ditë fitimprurëse. Në Britani çdo vit pothuajse gjysma e popullsisë shpenzon 1.3 miliard paund për kartolina, lule, çokollata apo dhurata të tjera. Numri i kartolinave të dërguara mendohet se arrin deri në 25 milionë.
 
Në SHBA çdo vit dërgohen rreth 190 milionë kartolina, po jo vetëm për partnerët por edhe për familjarët apo shokët, pra për njerëzit që i duam. Tashmë në kohën e internetit na kanë hyrë kartolinat elektronike por asgjë nuk e zëvendëson dashurinë që të fal një lule.

    Data: 14 Shkurt 2018 18:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera