Kthehu lart

Tahiri: Kufijtë s’ndryshohen pa luftë, Serbia të paguajë për gjenocidin

Tahiri: Kufijtë s’ndryshohen pa luftë, Serbia të paguajë për gjenocidin GazetaExpress

Një nga politikanët që është marrë më së gjati me dialogun me Serbinë, ish-ministrja për dialog Edita Tahiri, nuk sheh kurrfarë mundësie që Kosova të pranojë temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Madje, ajo thotë se pavarësisht insistimit të Serbisë, kjo temë duhet të mbyllet. Tahiri përmend luftën si njërën prej pasojave që mund të prodhonte një temë të tillë.

Version tjetër, sipas saj, për ndryshim të kufijve është hapja e kësaj teme për krejt Ballkanin. Por, për të ardhur deri te kjo pikë duhet marrë pajtimin edhe të vendeve tjera dhe të Perëndimit. Ajo parashikon se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë për shkak të kundërshtimit ndërkombëtar.

Sidoqoftë, Tahiri ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë njohjen reciproke. Por, në asnjë mënyrë ndonjë kompromis siç po kërkon presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Sipas Edita Tahirit, Serbia duhet të paguajë çmimin e gjenocidit që ka kryer në Kosovë.

“Faza e tretë nuk mund të ketë kompromis.....Serbia s’mund të kërkojë kompromis, por duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer në Kosovë”, ka thënë Tahiri në intervistën për Gazetën Express.

Express: Serbia po dëshiron ta çojë përpara "Asociacionin", kurse Kosova energjinë. Si e shihni ju procesin aktual të dialogut?

Edita Tahiri: Në fakt, nga obligimet zbatuese, Kosova ka vetëm zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, i cili duhet në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, Serbia ka një varg obligimesh siç është energjia, e cila është bllokuar prej shtatë vitesh. E dyta, është hapja e urës së Ibrit që e bllokon politikisht Serbia. E treta, Serbia pengon vendosjen e zyrave të institucioneve të Kosovës në Veri, ku i kemi punësuar njerëzit me rastin e shuarjes së mbrojtjes civile. Serbia bllokon marrëveshjen e kadastrave si dhe marrëveshjen e diplomave. Krahas zbatimit të Asociacionit duhet të shuhen të gjitha strukturat e mbetura, ato janë në arsim e shëndetësi. Ekzistojnë edhe disa elemente të strukturave komunale dhe ato duhet të shuhen sepse kjo është pjesë e marrëveshjes. Pra, në një anë Kosova ka një obligim ndërsa Serbia i ka obligimet tjera. Kosova duhet të ketë një strategji që të bëhet një Plan Zbatimi. Aty të parashihet që të shkohet në hartimin e Statutit të Asociacionit dhe në të njëjtën kohë të shihet zbatimi i gjithë këtyre marrëveshjeve. Në mënyrë që kur të vjen përfundimi i draftimit të Statutit të Asociacionit dhe Serbia t’i zbatojë obligimet. Ne nuk mund të barazojnë asociacionin me energjinë.

Në korrik të vitit të kaluar ia kam dërguar një Raport BE’së ku identifikojë obligimet e Kosovës dhe të Serbisë. Pala e Kosovës duhet të insistojë të bëjë një Plan Zbatues ma afate konkrete. Sepse Serbia nuk zbaton marrëveshjet.

Express: Po shihet se grupet teknike s’po kanë suksese. Qysh e shihni tash këtë proces, kur Presidenti po e merr kryesimin e dialogut?

Edita Tahiri: Përfshirja e nivelit politik është treguar i domosdoshëm vazhdimisht në dialog. Sepse në rastet kur në nivelet teknike nuk ecin gjërat domosdo kërkohet shtytje nga niveli politik. Presidenti, sipas Kushtetutës, ka komptenteca në politikën e jashtme. Dhe, ky aktivitet është në kuadër të politikës së jashtme. Në fazën finale të dialogut duhet të formohet një delegacion gjithëpërfshirës, gjithë spektri relevant politike, Presidenti, Qeveri dhe Parlamenti. Në fazën e fundit duhet të dalë një autorizim nga Parlamenti sic e ka pasur Qeveria. Edhe tani duhet të kemi një mbështetje nga Parlamenti për të autorizuar dialogun të udhëhequr nga Presidenti.

Express: Cilat janë temat që Serbia ka tentuar në vazhdimësi t’i fusë në dialogun me Kosovën?

Edita Tahiri: Në fakt, pala serbe në momentin kur e pa se ne e kemi gatishmërinë ta zbatojmë Asociacionin, në dhjetori të vitit 2016. Pati edhe një takim në Ambasadën Amerikane, ku morën pjesë përfaqësuesit e Qeverisë, të komuniteti serb dhe OSBE. Të nesërmen, Serbia vendosi murin te Mitrovica Veriore. Dhe, me këtë rast dha sinjale që nuk i dëshiron rewzultatet e dialogut. Sepse rezulatet e dialogut e integruan Veriun në sistemin e Kosovës. Pra vendosi murin dhe hyri në skenarë të rrezikshme.... qëllimi ishte të dështojë dialogu dhe Serbia tentonte të hynte në skenarë të shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes. Atëkohë, Serbia kishte iluzione se politikat e SHBA’së mund të ndryshonin me ardhjen e Trampit për Ballkanin... Pastaj, Serbia u detyra të hyjë në dialog. Edhe sot e kësaj dite, Serbia po ecë në dy binarë. Në njërën anë po vazhdon lobimin për këmbim territoresh e ndarje, e në anën tjetër për dialog. Por, këta skenarë çojnë në luftë. Nëse preken kufijtë ndizet lufta. Sepse Ballkani nuk i ndryshon kufijtë pa luftë.

Kundër një skenari të tillë ishin edhe ndërkombëtaret veçanërisht gjermanët?

Edita Tahiri: E para, në Bruksel, ne asnjëherë nuk kemi lejuar tema që lidhen me sovranitetin dhe integritetin territoriale të Kosovës. Për këto biseda nuk kam informacione. Janë vetëm mediale. Por, ne jo vetëm në dialogun me Brukselin, obligim jonë është mbrojtja e sovraniteti dhe integritetit. Kohëve të fundit po dëgjoj Vucicin për kompromise. Duhet ta dinë të gjithë se Kosova ka humbur. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ka kryer vrasje dhe masakra. Ne kemi humbur dhe është koha që Serbia të paguajë çmimin e dëmeve të Kosovës përmes luftës dhe gjonicdit të kryer këtu.

Në këtë temë është përmendur se është i përfshirë edhe Edi Rama?

Edita Tahiri: Nuk kam informacione të tilla. Por, Kosova vendos për vete. Kosova e ka dëshmuar për gjithë popullin shqiptar se Kosova është pjesa më vitale e kombit. Natyrisht, ndihmën e Shqipërisë nuk duhet mohuar. Por, udhëheqja e Shqipërisë duhet të respektojë në përpikëri se Kosova është e pavarur dhe vendos vet për fatin e vet.

Në Kosovë spekulohet se marrëveshja e re me Serbia duhet t’ia sigurojë Kosovës ulësen në OKB. Çka mund të bëjë kompromis në këtë dialog?

Edita Tahiri: E para, dialogu i Brukselit, për Republikën e Kosovës ka pasur vija të kuqe dhe i ka ende. Jo biseda për statusin. Pastaj, për minoritetin serb nuk mund të jepen më shumë të drejta më shumë se që ka dhënë Plani i Ahtisaarit. E treta, Serbia duhet të tëehqiet nga ndërhyejt ileglae në Kosovë. këto vija mbeten deri në fund. Sa i përket anëtarësimit në OK ne kemi ende probleme. Ne kemi nevojë për njohje. Duhet t’i mbërrijmë 2/3 e njohjeve hapet rruga për anëtarësim. Por, faza e tretë nuk mund të ketë kompromis. Sepse Serbia na ka vrarë, pra, duhet të paguajë çmimin. Gjermania gjatë luftës së dytë botërore e ka pranuar përgjegjësinë dhe ka vepruar mbi atë përgjegjësi. Serbia asnjëherë s’e ka marrë përgjegjësinë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.... Serbia do të provojë të dërgojë dialogun drejt kompromisit, por ne, kemi argumente të fuqishme juridike dhe politike. GJND e ka konfirmuar pavarësinë dhe Serbia ka kryer gjenocid. Serbia s’mund të kërkojë kompromis por duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer në Kosovë.

Express: A mund të dalë ndonjëherë tema e ndarjes ose shkëmbimit të territoreve në dialog?

Edita Tahiri: Jo nuk mund të dalë asnjëherë. Serbinë askush s’mund ta ndalë të dalë me tema te tilla. E jona është t’i mbyllim këto tema përveç nëse diskutohet për gjithë kufijtë e Ballkanit. E, atëherë është një çështje tjetër.

Pra, mund të diskutohet për kufijtë e gjithë Ballkanit në dialogun Kosovë-Serbi?

Edita Tahiri: Jo. Në këtë format nuk mund të dialogut. Dialogu i Brukselit është i Kosovës dhe Serbisë. Për temat e Ballkanit duhet t’i pyesim vendet ballkanike dhe faktorin ndërkombëtar. Ajo është hyrje në një fazë ku diskutohen gjithë kufijtë e Ballkanit dhe koncepti i shteteve etnike.

Në gjithë Ballkanin është problem të diskutohet kjo temë, meqë prek shumë vende?

Edita Tahiri: Kosova nuk kërkon ndryshim kufijsh. Kosova dhe Shqipëria kanë vizion integrimin në BE dhe euroatlantik. Ne nuk iniciojmë ndryshim kufijsh. Por, Serbia vazhdimisht po inicon ndryshim kufijsh sepse ende e ka mendjen te Serbia e madhe. Duke hapur temën e ndarjes së Kosovës, Serbia e ka mendjen te Republika Srpska. Se ka shumë me Kosovën sa e ka me pjesën e "Republikës S[rpska"...

Express: Shihni disponim te udhëheqësit e Kosovës të hapin ose testojnë këtë temë?

Edita Tahiri: Në biseda që kam pasur përpara, para shtatorit të vitit të kaluar, me gjithë liderët, krejt kemi qenë në një vijë që kjo është vijë e kuqe dhe kjo temë nuk duhet lejuar të hapet përkundër tendencave të Serbisë. Deri në shtator ka qenë ky qëndrim. Besoj se kështu është edhe më tutje.

Megjithëkëtë, në Kosovë ka pasur zëra që kanë përkrahur një ide të tillë. Si, për shembull, Lutfi Haziri, Nexhat Daci, Qosja...

Edita Tahiri: Projektet e mëdha kërkojnë njerëz vizionar. Njerëzit vizionar kanë aftësi të hartojnë edhe strategji. Deklaratat politike janë të lehtë. Mënyrat e realizimit janë të vështira. Ne duhet të vlerësojmë shumë që arritëm, pra, me sukses, populli i Kosovës, me rrugë paqësore e të armatosur, arritëm të bëjmë shtetin me aleatët. Ne duhet të ulemi në OKB. Pasi të jemi ndërkombëtarisht sovran, nëse në Ballkan hapen tema të tilla, edhe në duhet të jemi të gatshëm të flasim.  Mirëpo, pa e rrumbullakësuar procesin e sovranitetit ndërkombëtar nuk duhet të futemi në tema të tilla./Gazeta Express/

    Data: 25 Mars 2018 17:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera