Kthehu lart

Qela: Qëndroj prapa çdo fjalie të letrës, duhet të merren masa ndaj Bulliqit

Qela: Qëndroj prapa çdo fjalie të letrës, duhet të merren masa ndaj Bulliqit GazetaExpress

Tomor Qela, njëri nga disa profesorët, që të martën mbrëma e bënë një letër publike për të kërkuar llogaridhënie nga Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi dhe ku ndaj të njëjtëve kërkuan që të ndërmerren masa, ka folur për Express se cili ishte qëllimi i gjithë kësaj. Thotë se qëndron fuqishëm mbrapa çdo fjale që është thënë në atë letër. Ish- zëdhënësi i komisionit të kaluar për kufirin, tha se raporti i Bulliqit ka kontradikta të mëdha.

Një letër kolektive e publikuar dje, ku shumë profesorë dhe gjoedetë kërkuan që ndaj anëtarëve të komisionit për Demarkacioni të merren masa për mashtrimet që sipas tyre, Shpejtim Bulliqi dhe të tjerët anëtarë ia bënë qytetarëve të Kosovës nuk i ka shqetësuar aspak këta të fundit. Të dytë, për Express thanë se raporti është në rregull. Sipas tyre, nëse dëshmohet e kundërta, janë në gjendje të përballen me drejtësinë.

Por ish- zëdhënësi i Komisionit të Kaluar  për Demarkacionin. Tomor Qela, thotë se është njëri nga ta që e ka dhënë nënshkrimin që kjo letër të dalë publikisht ndaj personave në fjalë për çështjen e kufirit. Tha se qëndron mbrapa secilës fjalë që është shkruar në këtë letër.

Për Express, Qela tha se është një grup i ekspertëve që e kanë vlerësuar dhe e kanë shprehur mendimin e tyre për situatën që lidhet me Demarkacionin me Malin e ZI.

“Ajo është letër kolektive e grupit qe e ka punu, unë jam nënshkrues i saj, edhe pse nuk jam shumë aktiv në atë drejtim, përveç asaj që muj me thonë  me plot përgjegjës se kam qenë pjesë e saj. Ai është një grup i ekspertëve që e ka dhënë mendimin e vet për krejt procesin  dhe llogari dhënien për procesin”, u shpreh Qela.

Megjithëkëtë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj qysh në ditën e parë të punës së tij mori vendim që të shkarkojë komisionin shtetërorë për ta formuar një të ri që u mor me kufirin Kosovë – Mal të Zi. Por as pas punës së këtij komisioni që kryesohej nga Shpejtim Bulliqi ish deputet i LDK-së,  deputetë nuk arritën të binden se Kosova humb territor.

Gjeografi Tomor Qela, thotë se qëndrimi tyre mbetet i pandryshuar dhe se nuk humbet tokë, por thekson se raporti i Bulliqit krijon huti të madhe.

“Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë edhe për krejt procesin e demarkimit, jo veç për raport, e raportin ende jam tu e studiu nuk kam ndonjë version final të asaj jam tu punu për me nxjerr një vlerësim kritik të atij raporti por ende më duhet kohë. Deri tash, realisht raporti ka kontradikta të mëdha që lënë hapësirë për shumë sqarime shumë ka krju huti  të madhe, nuk ka fakte, për detajet ende duhen kohë për analizë”, shtoi ai.

Kërkesa e këtij grupi të profesorëve kërkonte nga profesorët e studentët që sipas tyre u goditën më së shumti me izolim, si dhe ekspertët e gjeoshkencave e të shkencave sociale-hapësinore dhe opinioni i gjerë që t’i gjykojnë veprimet e këtyre Bulliqt dhe Isufit.

Po ashtu kanë kërkuar nga të gjitha nivelet përkatëse të drejtësisë që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre ndaj siç i quajnë ata “mashtrueseve dhe gënjeshtarëve për shqetësimet që i kanë krijuar në opinion deri te «lufta vëllavrasëse» dhe për dëmet që i shkaktuan Kosovës dhe qytetarëve të saj në zhvillim, liberalizim të vizave e integrim dhe në perspektivën euroatlantike”./Express/

    Data: 20 Dhjetor 2017 17:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera