Kthehu lart

Autori Gazmend Kapllani gjen frymëzim tek përvoja personale dhe historia

Autori Gazmend Kapllani gjen frymëzim tek përvoja personale dhe historia GazetaExpress

Gazmend Kapllani, është shkrimtar, gazetar dhe studiues i lindur në Shqipëri. Aktualisht jeton në Boston dhe jep mësim për Shkrimin Krijues dhe Historinë Evropiane në Kolegjin Emerson. Në librat e tij ai përqendrohet tek temat e emigracionit dhe çështjen e pakicave, kufijtë, globalizmin, totalitarizmin dhe mënyrën se si historia ballkanike ka formësuar narrativën publike e private si dhe kujtimet.

Brumin e librave të tij, e gjen tek historia e jetuar e autorit, 20 vite në Greqi, tashmë prej 2012 ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka ka qenë hulumtues shkencor në institutin Radcliffe për Studime të Avancuara në Universitetin e Harvardit. Zëri i Amerikës bëri një intervistë me zotin Kapllani, librat e të cilit janë përkthyer në disa gjuhë të botës.

    Data: 11 Mars 2018 15:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera