Kthehu lart

Trendi i ri, pas pune në sauna me kolegët

Trendi i ri, pas pune në sauna me kolegët GazetaExpress

Në Gjermani, Holandë dhe Finlandë, kolegët shpesh ndajnë ambientet e saunave së bashku pas orëve të lodhshme të punës. Titujt dhe vjetërsia në punë lihen jashtë çdo diskutimi.

Frekuentuesit e saunave thonë se ato janë vendi perfekt për të diskutuar idetë e reja dhe për afrimitetin mes kolegësh.

Gjithsesi, për punonjësit e kulturave të tjera nevojitet disi kohë për t’u mësuar me këtë trend.

Në shumë vende, saunat janë një mënyrë më vete jetese. Por rregullat e mirësjelljes në këto mjedise ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

Në Finlandë ka një sauna për çdo dy banorë, me meshkujt e femrat që futen në dhoma të ndara. Në Gjermani, ato janë zakonisht të përziera, e shumica e kompanive të mëdha kanë ndërtuar saunat e tyre.

A do të preferonit edhe ju të shkoni me kolegët në sauna për një seancë këshillimi apo informimi, pas punës?


    Data: 21 Prill 2018 08:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera