Kthehu lart

Shokon çifti: Kryejmë mardhënie intime me persona të tjerë

Shokon çifti: Kryejmë mardhënie intime me persona të tjerë GazetaExpress E mërkurë, 15 Nentor 2017 07:11

Laura dhe Mike janë të martuar prej dy vitesh dhe deri tani kanë pasur marrëdhënie seksuale me 20 persona të tjerë. Ata thonë se një person nuk është i mjaftueshëm për të plotësuar dëshirat seksuale të tyre dhe fakti që kanë fjetur me njerëz të tjerë, po e bën martesën e tyre më të shëndetshme.

Të dy janë 28 vjeç dhe nga Kalifornia dhe kanë një djalë 5 vjeç. Pavarësisht aventurave të tyre seksuale, Laura dhe Mike kanë rënë dakord që dashnorët e tyre të mos i çojnë në shtëpi për shkak të djalit 5-vjeçar. Sipas çiftit, takimet me persona të tjerë për marrëdhënie seksuale ndihmojnë martesën e tyre.

“Kur nuk kam mundur të siguroj takime, kam përdorur faqet e internetit”, shprehet Laura dhe shton se kryen marrëdhënie me persona të tjerë 2-4 herë në muaj.

“Martesa jonë është bërë më e fortë, pasi ne komunikojmë vazhdimisht. Të bësh seks me njerëz të tjerë nuk ka të bëjë fare me faktin e tradhëtisë. Ne të dy kemi nevojë për më shumë se një partner për të përmbushur nevojat tona”, thotë 28-vjeçarja.
Kurse bashkëshorti i saj shprehet se ndonjëherë bëhet xheloz për burrat me të cilët gruaja e tij del, shton se ajo di si ta ndajë kohën dhe t’i kushtojë rëndësi familjes.

    Data: 15 Nentor 2017 07:11
    Autori: GazetaExpress
    • Kjo është kamera e fshehur më e keqe që keni parë 0

    Të tjera