Kthehu lart

Rezervoi dhomë hoteli me ‘pishinë’ në tarracë, realiteti ishte krejt ndryshe

Rezervoi dhomë hoteli me ‘pishinë’ në tarracë, realiteti ishte krejt ndryshe GazetaExpress

Jenny Kershaw nga Mançesteri i Anglisë, mendoi se rezervoi një dhomë hoteli në Vietnam, që në tarracë ka edhe një pishinë.


Por, ajo nuk kishte të bënte gjë tjetër vetëm se të qeshte, kur gjeti në është vetëm një vaskë e gjerë, transmeton Telegrafi.

Këndi prej të cilit është realizuar fotografia, ka bërë që reklama të jetë shumë e besueshme, teksa çmimi i lirë, e shtyri të rezervonte menjëherë.

Reklama dhe realiteti

Imazhi që postoi në Twitter, grumbulloi më se 150 mijë pëlqime për pesë ditë, teksa u shpërnda afro 75 mijë herë.

Vaska që reklamohej si pishinë

“Duartrokitje për fotografin”, si dhe “mjafton që kishte ujë brenda edhe nëse nuk ishte pishinë”, ishin dy prej komenteve të shumta.


    Data: 17 Maj 2018 17:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera