Kthehu lart

‘Penis parku’ i Koresë së Jugut dyndet nga tifozët e Lojërave Dimërore

‘Penis parku’ i Koresë së Jugut dyndet nga tifozët e Lojërave Dimërore GazetaExpress

Edhe farit të kuq në portin e vogël të Koresë së Jugut në Sinnam i është dhënë forma e penisit.

Porti është vendi i parkut Haesindang ose i njohur më mirë si “Penis Parku”, një monument për pjellorinë, i lindur nga një legjendë rreth një virgjereshe dhe një peshku.  Ky vend kurioz po josh turma të mëdha nga tifozët që kanë shkuar të ndjekin Lojërat Olimpike Dimërore.

Aty ka stola me formën e penisit dhe thuajse çdo gjë përreth ka pamjen e tij. Po ashtu, është eshtë një top lufte si penis, me një paralajmërim për turistët që të mos i ulen sipër
“Unë kam vizituar gjithë botën, por kurrë nuk kam parë një gjë të tillë,” tha Keith Childs, një londinez që po e vizitonte parkun me të tjerë persona.

Legjenda mbi të cilën është krijuar ky park është shkruar me kujdes në pllakë guri. Ajo tregon për një virgjërëshe, e cila vdiq gjatë një stuhie, ndërsa i dashuri i saj mblidhte alga deti nga një shkëmb në limanin aty pranë.

Sipas një versioni të legjendës, fshati nuk ishte në gjendje të kapte më peshk pasi ajo vdiq, deri ditën kur një peshkatar urinoi në det.

Peshkatari më vonë ngriti aty një vend të shenjtë dhe një fallus, në majë të shkëmbinjve, për të kënaqur shpirtin e virgjëreshës.
Pavarësisht parkut, ndërmjet 35 vendeve më të pasura të botës ku radhitet, Koreja e Jugut ka normën më të ulët të lindjeve.

    Data: 14 Shkurt 2018 07:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera