Kthehu lart

"Më niste foto super të nxehta...e besoja unë i marri"! Por sot...

"Më niste foto super të nxehta...e besoja unë i marri"! Por sot... Foto ilustruese GazetaExpress

Mashtrimet në internet janë shndërruar në drama të forta për shumë përdorues të rrjetit.

Keq e ka pësuar dhe një i ri nga Shkodra, i cili ka rënë viktimë e një mashtrimi online.

Ja historia e tij e rrëfyer për “ShkodraNews”:

“Jam një 24-vjeçar nga Mali i Jushit, që sot banoj në Australi. Tre vjet më parë kam rënë viktimë e një mashtrimi të paparë në internet, që këtu dënohet fort, por atje në Shkodren time sa nuk vdiqa nga inati dhe lëndimi.

Isha papunë, pa shkollë e ditët e mia kalonin në internet. Herë duke luajtur e herë duke chatuar e ngacmuar femra. Takova dikë online, e cila pretendonte të ishte një vajzë 19 vjeçe. Nisem të flisnim, e më thoshte që jam një djalë i bukur.

Me thënë të drejtën nuk kisha pasur asnjë të dashur deri sa erdha në Australi. Ajo nëpër foto dukej një modele e vërtetë. Më niste foto intime super të nxehta dhe kur e pyesja pse poston pak në profilin e saj më thoshte që ishte vetëm e imja. E besoja unë i marri.

Mezi prisja ta takoja, por më thoshte se nuk e linin të shtëpisë të dilte, se demek i kishte vëllezërit shumë fanatikë.

Pas disa javësh biseda më kërkoi t’i jepja disa lekë se duhej të operohej pasi kishte një gjëndërr në qafë. Nga dëshira që kisha për ta takuar, ja kalova me bankë. Kam shitur biçikletën e vëllait dhe dy orët e babit që më ka vdekur dhe lekët ja nisa.
Prej atij moment nuk mora më vesh për të. Shumë më kanë thënë që ka qenë mashtruese, e mund të ketë qenë edhe mashkull që jeton në çdo cep të botës. Jam ndjerë shumë keq sepse e besova dhe bëra çmenduri për të. Nuk e doja veten sa idiot u tregova. Ndaj kujdes njerëz me kë flisni online. Edhe pse kanë kaluar vite ende nuk e kam harruar si episod”, shkruan ai.

    Data: 13 Tetor 2017 10:47
    Autori: GazetaExpress
    • Çmendet modelja, ju prek meshkujve organin gjenital në mes të rrugës

      Çmendet modelja, ju prek meshkujve organin gjenital në mes të rrugës 0

    Të tjera