Kthehu lart

I ka 90 vjet, por kërkon grua. Këto janë kushtet

I ka 90 vjet, por kërkon grua. Këto janë kushtet GazetaExpress

“Kërkoj grua e cila nuk ka pension, të martohet me mua”. Vjekoslav Golub nga Koprivnica e Kroacisë e ka publikuar shpallje të pazakontë, ndërsa arsyeja pse dëshiron të martohet është shumë e dhimbshme.

“Kërkoj një femër e cila nuk ka pensionin e vet, që të martohet me mua, ndërsa pas vdekjes sime asaj do t’i mbetet pensioni im”, u shpall dje nëpër gazeta kroate kjo shpallje e pazakontë, transmeton gazetametro.net.

Pas shpalljes qëndron Vjekoslav Golub nga Koprivnica e Kroacisë, zotëri i cili para disa dite i ka mbushur plotë 90 vite. Për të marrë vesh përse ky zotëri vendosi për këtë lëvizje të pazakontë gazeta zagrebase “Jutarnji list” i kishte bërë një vizitë.

“Dëgjoni … çfarë t’ju them… jetoj vetëm, nuk kam askënd, madje askush të më varrosë, ndërsa jam shumë i vjetër. Varrin në varrezat e Koprivnicës e kam, gjithçka paguaj me rregull dhe dëshiroj që të martohem dhe që gruaja të më varrosë, ndërsa unë do t’i kisha lënë pensionin tim. Do ta martoj atë e cila nuk ka pension, kështu që edhe ajo të ketë diçka nga martesa me mua”, tregon Golub.

Thekson se bashkëshortja e ardhshme nuk është e detyruar të jetojë me të, vetëm e ka me rëndësi që dikush ta varrosë në varrin e tij.
Ditët i kalon duke lexuar libra, ka qejf të lexojë edhe gazeta. Dëgjon radio dhe kështu, thotë, argëtohet. Ka dhembje në shpinë dhe vështirë lëvizë, ankohet ai.

Por, dekada e dhjetë e jetës aspak nuk e pengon që të gjejë bashkëshorte të re. Siç thotë, tri herë ishte martuar, edhe atë një herë me një grua nga Zagorja, pastaj nga Sllavonia dhe nga Podravina, dhe bën shaka se kësaj here duhet të vijë një dalmantine.
Në pyetje se çka nëse i lajmërohen disa gra, ai përgjigjet: “Nuk kam menduar ende se çfarë do të bëjë nëse lajmërohen disa gra. Atëherë diqysh duhet të vendos cilën ta marrë. Ideja më erdh duke lexuar shpalljet e ndryshme dhe pash që shumë njerëz po kërkojnë partnerë nëpërmes të shpalljeve. Përse nuk ta ndihmojë dikë nëse mundem? Përveç pensionit, kam edhe disa gjëra tjera të cilat do t’i kisha lënë bashkëshortes dhe besoj që i kishin hyrë në punë ashtu si mua”, thekson 90 vjeçari i kthjellët.

Shpreson se dikush do të lajmërohet në shpallje sepse vërtetë dëshiron ta ndihmojë dikë, pasi që mundet.

    Data: 13 Shtator 2017 14:26
    Autori: GazetaExpress
    • Zyrtarisht në vjeshtë, ja arsyeja që mund të jemi të trishtuar

      Zyrtarisht në vjeshtë, ja arsyeja që mund të jemi të trishtuar 0

    Të tjera