Kthehu lart

Fevziu dhe Haxhiu vazhdojnë ta eksplorojnë botën, sikur Marko Polo para qindra vitesh

Fevziu dhe Haxhiu vazhdojnë ta eksplorojnë botën, sikur Marko Polo para qindra vitesh GazetaExpress

Merret vesh që gazetarët e njohur po e shpërndajnë kulturën e lashtë ilire, kudo që po shkelë këmba e tyre. Autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, dhe Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, janë duke qëndruar në shtetin Myanmar të Azisë Juglindore.

Dyshja duket se po e eksplorojnë botën në kontinentin e largët të Azisë. Në një video të publikuar nëpër rrjetet sociale Fevziu dhe Haxhiu shihen me një grup turistësh në një balonë në lartësi të madhe. 

Kohë më parë ata kanë vizituar edhe Afrikën, vizitë kjo që ishte komentuar shumë në internet për mënyrën e veshjes dhe vallëzimit tradicional bashkë me pjesëtarët e një fisi të Afrikës. 

Shikojeni videon e këtyre pasaradhësve të ilirëve duke eksploruar botën:

    Data: 14 Mars 2018 11:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera