Kthehu lart

Bëni plaçkat gati sepse këto janë qytetet e së ardhmes

Bëni plaçkat gati sepse këto janë qytetet e së ardhmes GazetaExpress E enjte, 10 Gusht 2017 09:44

Ne harkun e 30 viteve te ardhshme  jeta e njeriut do te ketë arritur kulme te papara te automatizimit te proceseve, ne radhe te pare te atyre shtëpiake.

Do te ndërtohen ndërtesa shume me te larta se aktualet qe do te kenë mundësinë te sigurojnë shume shërbimepër njerëzit, sikurse mjedise pune, çlodhjeje, argëtimi, etj, pa pasur nevojën te dalësh jashtë ndërtesës.

Këto imazhe paraqesin plan-projektet për zhvillimin e metropolit në Emirate e Bashkuara Arabe, ku përfshihen 5 objekte në tokë dhe 5 të tjera në formën e hënës në det.

Kompania arkitekturore “Luca Curci”, me bazë në Itali, ka deklaruar se ka si synim për të ndërtuar një vend ku njerëzit të jetojnë, të takohen, të punojnë, të shoqërohen dhe të krijojnë përzierje kulturash.

Të projektuara për të pritur më tepër se 150 mijë banues në një zonë prej 600 kilometrash katror, në të do të përshihen rezdenca, hotele, zyra dhe dyqane. Ndërtesa më e lartë parashikohet të jetë 450 metra.

. Ne vend te dritareve do te ketë ekrane me rezolucion te larte, qe do te japin mundësinë te shijosh panorama nga me te pamundurat, deri edhe ato te sipërfaqes se Marsit.

4. Ndërtesat e asaj kohe do te kenë mundësinë qe te garantojnë energjinë e nevojshme për përballimin e nevojave te brendshme, përmes xhamave dhe bojërave fotovoltaike qe do te bëjnë te harrohen faturat e energjisë elektrike

    Data: 10 Gusht 2017 09:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera