Fonseca dhe Abate në listën e Milanit për të zëvendësuar Piolin - Gazeta Express
string(63) "fonseca-dhe-abate-ne-listen-e-milanit-per-te-zevendesuar-piolin"

Fonseca dhe Abate në listën e Milanit për të zëvendësuar Piolin

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 21:50

Paulo Fonseca është shfaqur së fundi si një nga opsionet e Milanit për të zëvendësuar Stefano Piolin, së bashku me Ignazio Abate.

Pas eliminimit nga Roma në Ligën e Evropës, është pak e besuar se italiani do të jetë në krye të “Kuqezinjve”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tani, spekulimet po vazhdojnë për trajnerin e ri të Milanit. Antonio Conte dhe Thiago Motta ishin emrat e parë që u përmenden.

Ndërsa, “Calciomercato” sonte raportoi se gjiganti italian po vëzhgon ish-trajnerin e Romës, Fonsencan.

51-vjeçari është trajner i Lille, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.

Një tjetër kandidat për rolin e Milanit është Abate, një ish-lojtar i “Rossonerëve”, që aktualisht është trajner i ekipit të të rinjve Primavera.

/Gazeta Express/