Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave - MBP jep detaje - Gazeta Express
string(89) "zgjatet-orari-ne-qendrat-per-pajisje-me-dokumente-punohet-edhe-te-shtunave-mbp-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 11:39

Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave – MBP jep detaje

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 11:39

Agjencia e Regjistrimit Civil ka marrë vendim që ne të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Lexo Edhe:

Në njoftim thuhet se edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

“Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.