Deklarata paradoksale e Vuçiqit dhe kërcënimi me ndarjen e BeH-së: Ka boshnjakë që nuk pajtohen me rezolutën për gjenocid në Srebrenicë - Gazeta Express
string(134) "deklarata-paradoksale-e-vuciqit-dhe-kercenimi-me-ndarjen-e-beh-se-ka-boshnjake-qe-nuk-pajtohen-me-rezoluten-per-gjenocid-ne-srebrenice"

Deklarata paradoksale e Vuçiqit dhe kërcënimi me ndarjen e BeH-së: Ka boshnjakë që nuk pajtohen me rezolutën për gjenocid në Srebrenicë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 7:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë një deklaratë paradoksale pas Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai thotë se votimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë do ta çojë BeH-në drejt ndarjes.

Madje pretendon se ka boshnjakë që janë kundër asaj rezolute që dënon gjenocidin që Serbia kreu mbi boshnjakët gjatë luftës në Bosnje.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se boshnjakët nuk pajtohen brenda Bosnje-Hercegovinës për rezolutën për Srebrenicën, si dhe për votimin në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës, që çon në ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton Slobodna Bosna

“As për rezolutën për Srebrenicën nuk është arritur marrëveshje, e çfarë u intereson atyre. Meqenëse, supozoj, ai është përfaqësues i boshnjakëve në Këshillin e Evropës, ata do të votojnë si të duan dhe të duan”, tha Vuçiq.

Ai tha se nuk ka asnjë pronësi të BeH-së mbi dokumentin që ambasadori i BeH në OKB, Zlatko Lagumxhija ia dorëzoi OKB-së.

“Ai as që pyeti, natyrisht. Ata nuk kanë pëlqim brenda Bosnje dhe Hercegovinës. Kjo do të thotë ndarje në vetë BeH”, tha Vuçië për RTS.

“Rezoluta për Srebrenicën hap një kuti të Pandorës nga e cila do të dalin vetëm problemet dhe ndarjet shtesë në botë. Një ditë pas kësaj, rusët do të paraqesin një kërkesë për një rezolutë që dënon gjenocidin gjerman kundër popullit rus dhe sovjetik. Dhe ne do të bëjmë për atë që bënë gjermanët dhe për atë që bënë kroatët dhe shumë të tjera”, tha Vuçiq.

“Thelbi i iniciativës për miratimin e një rezolute për Srebrenicën është dënimi kolektiv i popullit serb dhe presioni shtesë ndaj një vendi sovran që ka institucionet e veta dhe nuk është vetëm një faks që nënshkruan gjithçka që i është urdhëruar”, tha Vuçiq duke pretenduar se kjo ështëq një tjetër përpjekje për të mashtruar publikun.

Vuçiq bëri të ditur se në Nju Jork do të takohet me përfaqësuesen e Kinës, nga e cila pret mbështetje të fuqishme dhe me së paku 30 përfaqësues të vendeve të Paqësorit, ku siç tha ai, Serbia nuk ka pozitë të mirë për shkak të së kaluarës.

“Jam krenar për mënyrën se si kemi luftuar në Nju Jork. Ne luftojmë deri në kufijtë përfundimtarë fizikë. Nuk kemi vend të shenjtë më të madh se Serbia dhe e mbrojmë atë”, tha Vuçiq i dëshpëruar.