Kthehu lart

Youtube prezanton një shërbim të ri muzike më 22 Maj

Youtube prezanton një shërbim të ri muzike më 22 Maj GazetaExpress

Për shërbimin premium të shfaqjeve origjinale, Youtube do të tarifojë edhe 2 dollarë më shumë.

Youtube tha ditën e Mëkure se do të lançonte një shërbim të ri muzike, Youtube Music, javën e ardhshme dhe së shpejti një shërbim premium me shfaqje origjinale.

Youtube Music, i cili do të debutojë më 22 Maj, vjen me funksione shtesë si lista luajtjeje të personalizuara bazuar në historikun e Youtube.

Kompania gjithashtu do të sjellë Youtube Premium, versionin e rimodeluar të Youtube Red.

Shërbimi i ri Youtube Music me reklama do të jetë falas ndërsa Youtube Premium do të kushtojë 9.99 dollarë në muaj.

Për shërbimin premium të shfaqjeve origjinale, Youtube do të tarifojë edhe 2 dollarë më shumë.

Kompania tha se për përdorues ekzistues YoutubeRed, çmimi do të ngelet i njëjti kur të portohen në Youtube Premium.

Youtube Music do të lançohet të Marten në SHBA, Australi, Zelandë, Meksikë dhe Korenë e Jugut. Në javët në vijim do të zgjerohet edhe në vend të tjera. /PCWorld Albanian

    Data: 17 Maj 2018 17:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera