Kthehu lart

Volkswagen Golf bëhet me motor të ri

Volkswagen Golf bëhet me motor të ri GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 01:54

Pas motorit benzinë 1.5-litër TSI me kapacitet prej 150 kuajfuqi, gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, gamën e Golfit e ka zgjeruar edhe me version më të dobët të të njëjtit motori.

Fjala është për motorin benzinë 1.5-litër TSI me sistemin e deaktivizimit të cilindrave e me kapacitet prej 130 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky motor është në dispozicion për Golf Hatchback dhe Golf Variant, si dhe me paketat “Comfortline” dhe “Highline”.

Shpejtësia maksimale e motorit të ri është deri në 210 kilometra në orë dhe varësisht nga versioni, shpenzimet mesatare të karburantit sillen nga 4.8 deri 5.0-litra në 100 kilometra, ndërsa emeton dyoksid të karbonit nga 110 deri 116 gramë për kilometër.

Çmimi i motorit të ri, në Gjermani, fillon nga 23.725 euro për versionin Hatchback dhe nga 25.775 euro për Variant.

    Data: 13 Gusht 2017 01:54
    Autori: GazetaExpress
    • Audi SQ5 nga ABT [FOTO] 0

    Të tjera

    • Sa i njihni veturat BMW? [KUIZ] 0

    • Mini elektrik po vjen 0