Kthehu lart

Vjen një ndryshim i madh i ‘Facebook Messenger’

Vjen një ndryshim i madh i ‘Facebook Messenger’ GazetaExpress

“Messengeri” i Facebook-ut ka një opsion të fshehur, shumë më të mirë nga ky që njohim të gjithë. 

Dhe me siguri do filloni ta përdorni menjëherë.  Facebook ka bërë aplikacionin Messenger Lite, të disponueshëm në shumë vende, duke i lejuar të gjithë të përdorin këtë version të zbutur, më të shpejtë dhe më të efektshëm të Facebook.

Ky version funksionon duke reduktuar shumë pjesë shtesë, të cilat janë të padobishme, si “Facebook Stories” dhe “Gifs”. Duke vepruar kështu, ky opsion ndërpret gjërat më intensive që funksionojnë kur Messenger është aktiv, duke i lejuar përdoruesit të fitojnë më shumë kohë dhe hapësirë, të përdorin më pak të dhëna e tyre dhe të shmangin shumë opsione shtesë që Messenger ka shtuar së fundmi.

Ka tri arsye kryesore për të përdorur këtë aplikacion.

Ai kërkon shumë më pak internet për t’u përdorur, kështu që mund të kurseni GB dhe është shumë i lehtë për t’u përdorur edhe kur keni një lidhje të dobët me internetin.
Arsyeja tjetër është se ky aplikacion është i përshtatshëm për të gjitha llojet e smartphone -ve. Nuk është e domosdoshme që të keni modelin e fundit të telefonave, pasi versioni Messenger Lite suportohet lehtësisht edhe nga telefonat e vjetër.
Dhe së fundi, ai redukton veçoritë shtesë që janë futur në Facebook Messenger vitet e fundit, duke bërë që përdoruesit të fitojnë më shumë hapësirë.

    Data: 10 Tetor 2017 07:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera