Kthehu lart

Shumë kompani sjellin telefonat 5G më 2019, mungon një gjigant

Shumë kompani sjellin telefonat 5G më 2019, mungon një gjigant GazetaExpress

Qualcomm ka bërë një zyrtarizim të madh për vitin e ardhshëm në lidhje me rrjetin 5G.

Kompania do të ofrojë modemin Snapdragon X50 që mbështet standardin e ri te prodhuesit e telefonave të mençur Asus, Fujitsu, HMD Global, HTC, LG, Oppo, Sharp, Sony, vivo, Xiaomi dhe ZTE.

Prodhuesit po planifikojnë të komercializojnë telefonat 5G deri në vitin 2019, transmeton Koha.net shkrimin e GSMArena.

Por, një nga kompanitë më të rëndësishme po mungon në këtë listë, Apple, që ende nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të krijojë telefona që do të mbështesin 5G.

Samsungu pritet të sjellë Galaxy S10 ose Note10 që e mbështesin 5G.

Qualcomm do të bëjë një demonstrim që është planifikuar të ndodhë në MËC 2018 ku modemi Snapdragon X50 5G do të arrijë shpejtësinë e shkarkimit të “disa gigabit për sekondë”.

    Data: 10 Shkurt 2018 05:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera