Kthehu lart

Shkallëzohet 'lufta' mes Google dhe Amazon

Shkallëzohet 'lufta' mes Google dhe Amazon GazetaExpress

Një “luftë” e rrallë në industrinë e teknologjisë ka filluar në mes gjigantëve Google e Amazon.

Google të martën ka thënë se do të bllokojë aplikacionin e saj Youtube nga dy pajisje të Amazon dhe ka kritikuar shitësin online se nuk po shet pajisje harduerike të Google.

Amazon dhe Google rivalizojnë njëra-tjetrën në shumë fusha, nga cloud computing e kërkimet online e deri te shitja e pajisjeve që kontrollohen me zë, si Google Home e Amazon Echo Show.

Shumë ekspert të teknologjisë kanë thënë se pajisjet që kontrollohen me zë do të vërshojnë tregun në të gjithë botën, e ende nuk është e qartë nëse Amazon, Google apo ndonjë kompani tjetër do të dominoj në këtë treg.

    Data: 06 Dhjetor 2017 23:41
    Autori: GazetaExpress
    • Po merr formë versioni më i vogël i MINI Countryman

      Po merr formë versioni më i vogël i MINI Countryman 0

    Të tjera