Kthehu lart

​Rreth 60.000 vetura Audi me parregullsi

​Rreth 60.000 vetura Audi me parregullsi GazetaExpress

Priodhuesi gjerman i automjeteve “Audi”, markë e grupit “Volkswagen”, që është goditur nga skandali i “dieselgate”, njoftoi të martën se ka ndërprerë shpërndarjen tek klientët e saj të disa automjete të modeleve A6/A7 pasi zbuloi parregullsi në motorët diesel.

“Parregullsitë në lidhje me pajisjen që drejton motorët diesel V6 u zbuluan gjatë kontrolleve në kuadër të hetimit të brendshëm mbi dieselin”, njoftoi grupi në një komunikatë.

Agjencia Federale e Automjeteve (KBA) njoftoi nga ana e saj se “ka filluar një hetin mbi dyshime në lidhje me manipulime në automjetet modele A6/A7, ku në Gjermani preken rreth 33 000 makina, ndërsa në gjithë botën rreth 60 000”, përcjell Atsh.

    Data: 08 Maj 2018 22:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera