Kthehu lart

Renault u përgjigjet me S-Edition të pakënaqurve me fuqinë e motorit të Capturit të kaluar

Renault u përgjigjet me S-Edition të pakënaqurve me fuqinë e motorit të Capturit të kaluar GazetaExpress

Një nga crossoverat më të njohur në Evropë ka marrë versionin S-Edition me 150 kuaj fuqi.

Për ata që nuk ishin të kënaqur me fuqinë e motorit në ofertën e mëparshme, Renault ka përgatitur paketën S-Edition me një benzinë turbo të TCe 150 kuaj fuqi (112 kW), transmeton Ksp.

Konsumatorët mund të zgjedhin midis një transmetimi manual me gjashtë shpejtësi standarde dhe një automatizim shtesë EDC të dyfishtë.

Captur S-Edition do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht në “Iron Blue” të jashtme, në kombinim me një çati të zezë ose gri. Përveç kësaj ngjyre, do të ketë tetë opsione të tjera të ngjyrave në dispozicion.

Në pakon standarde përfshihen sistemi multimedial R-Link Evolution, sensorët e parkimit të pasmë, anësor, kamera e pasme e parkimit, sistemi i asistimit të parkimit - Easy Park Assist dhe paralajmërimi për automjetet e tjera në këndin e vdekur.

Renault ka njoftuar se përveç motorit me 150 kuaj fuqi, Captur S-Edition do të jetë në gjendje të porositet me njësitë e fuqisë modeste - një turbo-benzinë prej 120 kuaj fuqi dhe një 1.5 turbo-dizel me 110 kuaj fuqi.

Libri i porosisë për këtë model në Francë tashmë është i hapur, dhe Captur S-Edition më i lirë kushton 23,300 euro. Në pyetje është modeli me motor benzinë TCe me 102 kuaj fuqi.

    Data: 03 Prill 2018 03:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera